Hamza: Do të investojmë në arsim dhe infrastrukturën shkollore - NACIONALE

Hamza: Do të investojmë në arsim dhe infrastrukturën shkollore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kryeministër, Bedri Hamza, është zotuar se arsimi është prioritet i programit të tij, duke përmendur plane konkrete për zhvillimin e kësaj fushe.

Ai përmendi investime në infrastrukturë shkollore, pajisjen e institucioneve arsimore me laboratore moderne, rishikimin e kurrikulave, dhe futjen e drejtimeve të reja të studimit.

“Ne do të investojmë në arsim. Edhe në infrastrukturën shkollore, edhe në pajisjen e shkollave me laboratore, edhe në ndryshimin e kurrikulave, edhe në hapjen e drejtimeve të reja, edhe në mësimin dual, edhe në ndërlidhjen e arsimit me punën praktike. Krejt qëllimi është që ne të prodhojmë kuadro për nevojat e ekonomisë së tregut”, tha Hamza ndër të tjera.

"Çdo nxënësi dhe studenti do t’ia ofrojmë dijen, shkathtësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të pasur sukses dhe për ta arritur potencialin e plotë në vendin tonë." - shtoi kandidati për kryeministër i PDK-së.

Lajme të ngjashme