Hamiti: Thoshin “Zajednica nuk kalon”, por me draft-statut kanë pranuar autonomi
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka rikujtuar partisë në pushtet parullën “Zajednica nuk kalon”.
Ai ka bërë me dije se me draft-statutin e Asociacionit, VV-ja ka pranuar autonomi për serbët e lokalë.
“Thoshin “Zajednica nuk kalon”! Pse të kalojë autonomia politike-territoriale për serbët në Kosovë? Është më e madhe se Asociacioni (Zajednica) që thoshin se s’bën të kalojë. Me draft-statutin që e kanë pranuar, autonomi kanë pranuar”, ka shkruar Hamiti.