Hamiti: Shiheni qysh tërhiqet Qeveria Kurti mbasi i ka bërë dëm Kosovës - NACIONALE

Hamiti: Shiheni qysh tërhiqet Qeveria Kurti mbasi i ka bërë dëm Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar veprimin e Ministrisë e Administrimit të Pushtetit Lokal për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative të largohen kryetarët e komunave në veri të vendit.

Zyrtari i LDK-së ka bërë me dije se kjo flet për tërheqjen e qeverisë nga veriu pasi është bërë demi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mbetet të shihet nëse Kurti do të mund ta bëj këtë akrobacion të radhës.

Shiheni qysh tërhiqet Qeveria Kurti mbasi i ka bërë dëm Kosovës - se pa bërë sherr kjo s’tërhiqet kurrë - e cila po përjeton sanksione ndërkombëtare për herë të parë në historinë e vet moderne, nën regjimin e ri #KREJTdheDREJT, për shkak të politikës diletanteske dhe aventureske të Albin Kurtit. Është çështje tjetër a mundet ta bëjë Kurti këtë akrobacion të radhës në këtë mënyrë”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme