Hamiti: Republika e Kosovës do të jetë më mirë pa Osmanin dhe Kurtin në pushtet - NACIONALE

Hamiti: Republika e Kosovës do të jetë më mirë pa Osmanin dhe Kurtin në pushtet

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka numëruar dëmet që ia kanë bërë vendit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se në pesë vitet e fundit veprimet e dyshes Osmani – Kurti e kanë vendosur Kosovën në udhëkryq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Republika e Kosovës do të jetë më mirë pa këta dy në pushtet.

“E pamë çka ndodh kur Kosova ka udhëheqës si këta që i kemi në këto katër-pesë vjet. Me votë popullore erdhën në pushtet VV-ja me partnerët e vet më 2021, Albin Kurti me Vjosa Osmanin e të tjerë si këta. Premtuan ndryshim. Rezultatet janë evidente”, ka shkruar ai, duke përmendur demet që i kanë sjell Kosovës.

“Nuk mund të presësh që me udhëheqës si këta, me demagogë populistë, gjendja të ndryshojë për të mirë. Këta mund ta thellojnë krizën, edhe ashtu të rëndë, ndërkohë që vazhdojnë të bëjnë propagandë për suksesin e vet. I vetmi sukses i tyre është qenia e tyre në pushtet. Suksesi i tyre personal është fatkeqësia e Kosovës. A ka zgjidhje? Po. Së pari refuzim qytetar të kësaj gjendjeje. Pastaj, një udhëheqësi tjetër, me votë popullore. Puna e parë e saj: sanimi i dëmeve të kësaj kaste pushtetore në largim. Shteti ynë, Republika e Kosovës, do të jetë më mirë pa këta që e katandisën vendin tonë. Sa më shpejt aq më mirë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme