Hamiti: Qeveria s’mundet me e bë korrupsionin dhe me e luftue atë - NACIONALE

Hamiti: Qeveria s’mundet me e bë korrupsionin dhe me e luftue atë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj zyrtarëve qeveritarë, të cilët po pretendojnë se Kosova është vend lider në Ballkan për luftimin e korrupsionit.

Zyrtari i LDK-së e ka përmendur raportin e DASh-it për Kosovën, ku flitet për korrupsionin serioz qeveritar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Qeveria nuk mundet me bë korrupsionin dhe me e luftu atë.

“Departamenti Amerikan i Shtetit para pak ditësh: Ka “korrupsion të rëndë qeveritar” në Kosovë! ZvKM Gërvalla sot: Kosova lidere në luftimin e korrupsionit! Qeveria Vetëvendosje-Guxo po e bën korrupsionin. Kjo është evidente, siç po shihet ditë për ditë. Kush po e lufton?! Qeveria s’mundet edhe me e bâ korrupsionin edhe me e luftue”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme