Hamiti, pushtetit: Thoshit ‘Zajednica nuk kalon’, tash s`po mund të garantoni se nuk ka kompetenca ekzekutive - NACIONALE

Hamiti, pushtetit: Thoshit ‘Zajednica nuk kalon’, tash s`po mund të garantoni se nuk ka kompetenca ekzekutive

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se dikur zyrtarët e pushtetit thoshin se ‘Zajednica nuk kalon’, ndërsa tash nuk po mund të garantojnë se nuk ka kompetenca ekzekutive.

“Pse e bëtë punën t’ju dorëzohet e ta pranoni Draft-Statutin që është sheshazi në kundërshtim me rendin kushtetues aktual të Republikës së Kosovës? Pse s’e bëtë vetë, për ta interpretuar Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, që ju e shihnit të mirë, ndonëse ishte jo e mirë, sepse shihej se do të shtronte, siç e shtroi, rrugën për Draft-Statut të Asociacionit që është më shumë se kaq, përkufizon autonomi politike-territoriale për serbët? A s'është ky 'vetëmenaxhimi' që ju e mburrnit? Thoshit ‘Zajednica nuk kalon’. Tash nuk po mund të garantoni se nuk ka kompetenca ekzekutive. Propagandës së pushtetit të propagandës i doli fala. Mbasi i bëri dëme të mëdha Kosovës, e cila tash e 7 muaj është nën sanksione ndërkombëtare. Për herë të parë në historinë e vet. Me fajin e kësaj Qeverie”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme