Hamiti: Kurti po i kërkon 60% të votave për të sunduar, qytetarët duhet t`i japin leksion më 7 qershor - NACIONALE

Hamiti: Kurti po i kërkon 60% të votave për të sunduar, qytetarët duhet t`i japin leksion më 7 qershor

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar synimet e Albin Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit, i cili ka thënë se pretendon 60 për qind të votave.

Ai ka bërë me dije se këtë përqindje i pari i VV-së po e kërkon për të sunduar, jo për të qeverisur.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se më 7 qershor qytetarët duhet t`i japin leksion Kurtit.

“Nuk mundi të bënte Qeveri me 42% të votave. Bëri Qeveri, por nuk deshi të qeveriste me 51% të votave. Po i kërkon Albin Kurti 60% të votave jo për të qeverisur, por për t’u bërë sundimtar i Kosovës. Në zgjedhjet e 7 qershorit qytetarët e kanë mundësinë t’u japin Kurtit dhe VV-së së tij një leksion të mirë demokracie: t’i nxjerrin në opozitë. Kosova demokratike nuk do formacion politik që i kërkon votat për të sunduar, jo për të qeverisur. Kosova nuk duron sundimtarë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme