Hamiti: Kurti e Bislimi s'flasin për 600 milionë euro të pezulluara nga BE për fajin e tyre - NACIONALE

Hamiti: Kurti e Bislimi s'flasin për 600 milionë euro të pezulluara nga BE për fajin e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se qytetarët e Kosovës po vuajnë pasojat e drejtpërdrejta të sanksioneve të Bashkimit Evropian, që ai tha se janë pasojë e veprimeve të Qeverisë së Vetëvendosjes.

“Rreth 613.4 milionë euro projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar si pasojë e masave (lexo: sanksioneve) të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP në fund të majit.

Këto janë pasojat e deriatëhershme të sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes, që po i vuajnë qytetarët e Kosovës.”

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të shtunën se Kosovës i janë miratuar aplikimet në Kornizën për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe që vendi do t’i përfitojë mbi 2 milionë euro.

Por, zotërinjtë Kurti e Bislimi, zyrtarë të tjerë të VV-së, nuk flasin për 600 e ca milionë të tjerë që Kosovës i janë pezulluar për fajin e tyre.

Kosova është nën sanksione të BE-së prej 28 qershorit të vitit 2023.– tha ai.

Lajme të ngjashme