Hamiti i LDK-së: Prej parku në parking, mirë që mbetën fakultetet - NACIONALE

Hamiti i LDK-së: Prej parku në parking, mirë që mbetën fakultetet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka komentuar ndërtimin e parkingut nëntokësor para objektit të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Hamiti në Facebook, ka shpërndarë dy fotografi ku njëra është para ndërtimit të parkingut, ndërsa tjetra pas ndërtimit të parkingut, dhe i njëjti ka shkruar se mirë është që kanë mbetur fakultetet.

“Dikur dhe sot: oborri i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Prej parku në parking. Edhe në qendër komerciale, natyrisht. Mirë që mbetën fakultetet”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të ngjashme