Hamiti: Edhe një huqje diplomatike e Kurtit, provokoi pa nevojë demantin e Greqisë për njohje
Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas raportimeve se Greqia e ka demantuar kryeministrin, Albin Kurti se është afër njohjes së Kosovës.
Hamiti ka thënë se kjo deklaratë e tij dhe demantimin nga Greqia, është një tjetër huqje diplomatike e Kurti.
“Një Qeveri e përgjegjshme e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit - në dëm të Kosovës. Prej padijes, sigurisht!” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Edhe një huqje diplomatike e Kurtit
Paralajmëroi kryeministri Kurti para pak ditësh se Greqia është më afër njohjes së Kosovës. Provokoi pa nevojë demantin e Greqisë, që thotë se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar.
Greqia duhet ta njohë dhe do ta njohë Kosovën një ditë sigurisht.
Një Qeveri e përgjegjshme e Kosovës nuk duhet të veprojë dhe të komunikojë si kjo e Albin Kurtit - në dëm të Kosovës. Prej padijes, sigurisht!
