Haliti thotë se kryeprokurori dhe politika tentuan ta eliminojnë nga gara për deputet - NACIONALE

Haliti thotë se kryeprokurori dhe politika tentuan ta eliminojnë nga gara për deputet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka akuzuar kryeprokurorin e shtetit se ka dashur ta eliminojë nga gara për t`u zgjedhur deputet i Kosovës.

Gjatë fjalës përfundimtare, në seancën ku akuzohet për sulm ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, ai ka thënë se kryeprokurori ka bashkëpunua me politiken për ta eliminuar nga gara për deputet.

Ata që kanë pas për qëllim edhe në të kalumen edhe procesin kur e kanë fillu të më eliminojnë nga mundësia për t’u zgjedhur si deputet përkatësisht për të marrë pjesë në garë, ka qenë një akt i kombinuar dhe i organizuar edhe nga politika, edhe nga kryeprokurori i shtetit. Ata që e kanë urdhëruar kryeprokurorin e shtetit”, ka thënë Haliti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka kërkua nga gjykata që të marrë një vendim të drejtë për rastin në fjalë, duke thënë se para ligjit të gjithë jana të barabartë.

Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, jom mbështetës i kësaj ideje, kom luftu për këtë dhe edhe kundër vetvetes qoftë se duhet mu deklaru”, ka deklaruar Haliti.

Lajme të ngjashme