Haliti për projektin ‘Super Puna’: Shumë shpejtë veç kur ta shihni tu u kthy edhe truni prej diaspores
Analisti, Afrim Haliti ka shkruar për projektin ‘superpuna’ që ka lanësuar Qeveria e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në një vend punë si arkitekt, ofrohet një pagë prej 264 eurosh, e që sipas tij janë shumë pak.
Haliti ka thënë se kjo shumë për pagesë për një arkitekt siç është kërkuar në këtë platformë është e barabartë me një një samun e dhjetë qebapa në ditë, plus edhe një koka kolë e një makiato.
“Projekti “Superpuna” i qeverisë Kurti ofron mundësi të panumërta punësimi. Për një Kosovë me një të ardhme të ndritshme dhe prosperuese! Për shembull, për një vend pune si arkitekt ofrohet një pagë prej plot 264 eurosh, ose sa një samun e dhetë qebapa në ditë + një koka kolë dhe një makiato. Me këtë ofertë, shumë shpejtë veç kur ta shihni tu u kthy edhe truni prej diaspores”, ka shkruar Halitit.