Haliti – Kurtit: Mos i zhdryp këtij populli, veç grahju
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se Kosova nuk ka ofruar asgjë për heqjen e barrikadave në veri të vendit, dhe se këto barrikada janë vendosur nga frika dhe nga frika janë larguar.
“Bindja ime e fuqishme është që nga frika edhe i kanë vendosur e nga frika edhe i kanë hequr”, ka thënë Kurti.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar, analisti, Afrim Haliti, i cili në fromë ironike “rekomandon” kryeministrin që “mos t’i zhdryp” popullit.
“Mos i zhdryp babo këtij populli as n’teposhtze, veç grahju”,ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
