Haliti kërkon president unifikues: Presidenti i ri duhet jetë nga PDK-ja ose opozita - NACIONALE

Haliti kërkon president unifikues: Presidenti i ri duhet jetë nga PDK-ja ose opozita

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kërkuar që presidenti i ardhshëm të jetë unifikues.

Ai ka bërë me dije se presidenti i ri duhet të jetë një figurë kompromis në mes të pozitës dhe opozitës.

Në një intervistë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Haliti ka thënë se ajo figurë mund të jetë propozim i PDK-së ose opozitës.

Unë dëshiroj që presidenti i Kosovës të jetë unifikues, të jetë i zgjedhur në variantin e diskutimeve pozitë-opozitë dhe mendoj që do duhej të jetë kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës. në qoftë se duam me i krye proceset në të cilat jemi dhe me bashkëvepruar opozitë-pozitë mirë, edhe në qoftë se nuk është nga PDK, po besoj që duhej të jetë nga opozita gjithsesi me qenë presidenti”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe deklarimet e Kurtit për mandatin e dytë të presidentes Osmani.

Albini Kurti nuk është kundër zonjës Osmani, edhe pse kam menduar që është sepse mesazhi i fundit i tij ishte i drejtuar drejt zonjës Osmani kur tha që duhet me i bë votat dhe në qoftë se si arrijmë votat, shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, me i lexua nëpër rreshta ky i thoshte Osmanit me i sigurua votat”, është shprehur Haliti.

Lajme të ngjashme