Haliti ironizon me fjalët e Kurtit për Ivanociqin: ShBA, Gjermania, Zvicrra e falënderojnë Kurtin për informacionet
Analisti Afrim Haliti ka shkruar një status në Facebook, për deklaratën e Kurtit ku ky i fundit e glorifikoi figurën e Oliver Ivanoviq.
Haliti e ka paraqitur citatin, kur Kurti tha për Ivanoviqin se “punoi për një të ardhme dhe Kosovë shumë etnike” duke e improvizuar arsyetimet e “militantëve” të Kurtit, e më pastaj reagimet e ambasadave të vendeve perendimore.
Në fiksionin që ka krijuar Haliti, ambasadat e falënderojnë secila në mënyrën e saj, Kurtin për këto “informacione”, mbi vrasjen e Ivanoviq.
Statusi i Halitit:
Për Oliver Ivanoviqin:
Albini Kurti: “Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, si një njeri që punoi për një të ardhme dhe për një Kosovë shumë etnike”
Militanti i rëndomtë VV-së: “…exhte politike ! Km Kurti edhte largpames! Atij i intereson me shume te mis e ciotole mitrobicenn d veriut se sa po Ben perkushtim in! Ai eshte djal i mencur di ti sfido je situated ! Nuk ja goje Serbua te deklaroi se serbet po diskriminogen! Kuptojeni me shume km Ai eshte largpames! Ai don te tregoi se Kush urdheroi për ta vrare e Kysh e vrau! Bravo km Kurti ua je kene depo gjashten je dore Vucic it qe bertet po diakriminigen serbet ne Kosove!
Amerika: “Ahaaaaa, qysh more nuk e paskemi ditë se kush ka urdhëru dhe kush e ka vra Oliverin. Faleminderit gjykatës Kurti, faleminderit militant”
Mbretëria e Bashkuar: “Edhe ne si Amerikanët nuk e paskemi pasë idenë! Faleminderit prokurori Kurti, faleminderit militant”
Zvicra: “Neve na ka marrë pak mendja se na ka tregu Robelli për këto plane por nuk ishim të sigurtë. Faleminderit Albin, faleminderit militant”
Norvegjia: “Ne kemi pasë pak informata nga Mekuli Press, por nuk mundemi me thanë që e kemi ditë. Faleminderit Kurtissen”
Gjermania: “Scheiße, as Shukria nuk na ka kallxu”