Haliti: Gërrnaça a jeni bo gati për protestën kundër Zajednicës? - NACIONALE

Haliti: Gërrnaça a jeni bo gati për protestën kundër Zajednicës?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë për sot është paralajmëruar mbajtja e një proteste kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E për këtë protestë, analisti i politikës, Afrim Haliti, ka pyetur mërgimtarët nëse do të marrin pjesë për të protestuar kundër themelimit të “Zajednicës”.

Ai ka pyetur se sa prej tyre kanë udhëtuar drejt Prishtinës.

Gërrnaça a jeni bo gati për protesten e nesërme kundër Zajednices? Sa prej juve keni shku në Prishtinë me i dalë krah Kosovës?” – ka pyetur Halitit në Facebook.

Kujtojmë se diaspora përmes rrjeteve sociale janë të aktivizuar jashtëzakonisht shumë për çështjet politike në Kosovë.

Përndryshe përveç kësaj proteste, para një jave përkrahësi i VV-së, Sadri Ramabaja kishte mbajtur një protestë kundër Asociacionit.

Lajme të ngjashme