Haliti: Fondi Sovran përrallë në formim e sipër - NACIONALE

Haliti: Fondi Sovran përrallë në formim e sipër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Afrim Haliti ka shkruar në lidhje me krijimin e fondit sovran.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar fondin sovran, e duke thënë se duket që qeveria e Kosovës e ka ndërmend që këtë fond ta formojë me para të qytetarëve.

Sipas tij, kjo bëhët përmes buxhetit të pashpenzum, tatimeve në pronë të shtrenjtuara dy vitet e fundit, pra gjatë kësaj qeverisë Kurti për plot 88%, dhe me fitimet doganore nga importet nga Serbia që vetëm në vitin 2022 gjatë qeverisë Kurti janë rritur për plot 22%.

Fondi sovran zakonisht financohet nga paratë e tepërta të një vendi nga suficiti i tij tregtar, rezervat e valutave të huaja ose nga burime të tjera të ardhurash siç janë për shembull të ardhurat e qeverisë nga burimet natyrore. Kosova aktualisht nuk i plotëson asnjë nga këto kushte. Asetet e fondit investohen më pas në një sërë instrumentesh financiare, si aksione, bono, prona të paluajtshme dhe projekte infrastrukturore, me synimin për të gjeneruar një kthim për përfitimin e vendit”, ka shkruar Haliti.

Ai e ka cituar edhe Margaret Thatcher duke thënë se e njëjta kishte theksur se problemi me qeveritë e tilla është që në fund i harxhojnë krejt paratë e qytetarëve.

Pra, qytetarët në fund mbesin gulluguz. Pastaj fillojnë me pyet “kjuuu çka u bo?”. Mirëpo do të jetë vonë”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme