Haliti: Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton të hap urën e Ibrit për interesa të ngushta politike.
Ai ka vlerësuar se kjo qaje e tij po e dëmton shumë Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti po tenton të hap një urë për vete, por po ia mbyll të gjitha rrugët Kosovës.
“Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme. Strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë. Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme”, ka shkruar Haliti.