Haliti: 90% e deklaratave të azilkërkuesve shqiptar që janë përkthyer, kanë qenë duke sharë UÇK-në
Analisti Afrim Haliti, ka reaguar ndaj mërgimtarit që sot gjatë protestës ka thënë “jam hajn në Evropë”.
Haliti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tipat s ai ka plot nëpër Evropë.
Ndër të tjera, Haliti ka shkruar deklaratat e 90% e azilkërkuesve shqiptar që janë përkthyer në përkrahje të kërkesës për azil, kanë deponuara duke shprehur frikë dhe duke e sharë UÇK-në.
“Kësi tipave si ky hajni i Evropës sot në shesh ka plot nëpër Evropë. Lirisht mund të them se rreth 90% e azilkërkuesve shqiptar që kam pas rastin me iu përkthy në Mbretërinë e Bashkuar, deklaratat në përkrahje të kërkesës për azil i kanë të deponuara duke shprehur frikë dhe duke e sharë UÇK-në. Sigurt edhe ky hajni letrat e vendit ku vjedhë i ka marrë në saje të UÇK-së. Popull i përçudnum.” – ka shkruar Haliti.
