Halimi viziton Kadire Tahirajn: ‘Po jetoj në mesin tuaj, por pa mbështetjen tuaj’, kjo duhet të jetë thirrje për shtetin
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka vizituar drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e të Drejtave në Drenas, Kadire Tahiraj.
Halimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Tahiraj, asnjëherë nuk pushoi se punuari për gratë e mbijetuara të luftës.
“Rrëfimet e saj janë dhembje që vështirë t'i bashkëngjiten realiteteve të të tjerëve në vendin tonë. Biseduam gjatë, se si edhe 22 vite pas luftës, gratë e mbijetuara jetojnë me heshtjen e dhembjen e tyre të shndërruar në fuqi për t'i dalë ballë mbijetesës. Shteti ende nuk e ka gjetur rrugën drejt adresës së këtyre grave, derisa për gratë e kaluara vazhdon çdo ditë e me shumë të zë vend në qenien e saj!”, ka shkruar tutje ajo.
Mes tjerash, Halimi ka shkruar se thënia “Po jetoj në mesin tuaj, por pa mbështetjen tuaj” që ndodhet në muret e organizated, duhet të jetë thirrje për shtetin.
Postimi i plotë i zëdhënëses së LDK-së:
Në vizitë tek mikja ime Kadirja në Drenas. Gruaja e cila nuk pushoi kurrë së punuari për kategorinë, e cila mezi po i mbijeton vështirësive të përditshmërisë - gratë e mbijetuara të luftës. Rrëfimet e saj janë dhembje që vështirë t'i bashkëngjiten realiteteve të të tjerëve në vendin tonë. Biseduam gjatë, se si edhe 22 vite pas luftës, gratë e mbijetuara jetojnë me heshtjen e dhembjen e tyre të shndërruar në fuqi për t'i dalë ballë mbijetesës. Shteti ende nuk e ka gjetur rrugën drejt adresës së këtyre grave, derisa për gratë e kaluara vazhdon çdo ditë e me shumë të zë vend në qenien e saj!
Një mbishkrim në muret e ftohta të organizatës, të cilën e drejton mikja ime shkruan: “Po jetoj në mesin tuaj, por pa mbështetjen e juaj”. Mbase të jetë një thirrje për shtetin; për një përkujdesje për gratë, të cilat besoj që nuk do duhej të bënin aq shumë për të dëshmuar e për t'i bindur të tjerët rreth asaj çfarë përjetuan.