Halimi për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: A kaq inat i keni marrë gratë? - NACIONALE

Halimi për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: A kaq inat i keni marrë gratë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Artistja shqiptare, Linda Halimi, ka reaguar në lidhje me tragjedinë në Ferizaj, ku mbeti e vrarë një 21-vjeçare. Ajo dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.

Përmes një postimi në ‘InstaStory’, Halimi ka shprehur indinjatën dhe mllefin ndaj kësaj ngjarjeje.

“Çka po ndodh? Çdo ditë dëgjoj për vrasjen e një gruaje në Kosovë! A kaq inat i keni marrë gratë? Vini në jetë nga një grua dhe vrisni nënat tuaja? Gratë tuaja? Motrat tuaja? Vajzat tuaja?”, u shpreh këngëtarja përmes postimit të saj.

Lajme të ngjashme