Halimi (LDK): Çdo përpjekje e VV-së për mos-respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese na çon në krizë - NACIONALE

Halimi (LDK): Çdo përpjekje e VV-së për mos-respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese na çon në krizë

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, tha se vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë (sic) kundrejt përpjekjes së qeverisë për të krijuar një realitet qeverisës antikushtetues, janë shpërfaqje reale e ndërtimit të demokracisë në vend.

‘’Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kundrejt përpjekjes së kësaj qeverie për të krijuar një realitet qeverisës antikushtues, është shpërfaqje reale e ndërtimit të demokracisë në vend dhe funksionimit të sistemit me rezon shtetëror’’- u shpreh Halimi në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ajo gjithashtu tha se përpjekjet nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e çojnë Kosovën në krizë politike e institucionale, dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

‘’Çdo përpjekje nga partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e kësaj gjykate e çon vendin në krizë politike e institucionale dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Fryma popullsite dhe propaganda nuk mund të zënë vend në historinë e demokracisë kosovare të krijuar me shumë mund nga qytetarët e kësaj Republike.’’- tha Halimi.

Halimi thekson se gjatë kësaj periudhe prej kur partia është në pushtet e deri tash, ka shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, dhe gjithashtu diskurs publik antikushtetues.

‘’Përgjatë një periudhe aq të shkurtër të mandatit të këtij pushteti, kemi jo vetëm shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës, por edhe diskurs publik antikushtetues’’- tha ndër të tjera Halimi.

Lajme të ngjashme