Halimi e LDK-së: Ministri Aliu duhet të kërkojë falje, ai paguhet për besnikëri ndaj shtetit të Kosovës - NACIONALE

Halimi e LDK-së: Ministri Aliu duhet të kërkojë falje, ai paguhet për besnikëri ndaj shtetit të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar ashpër ministrin Liburn Aliu, i cili mbrëmë ka thënë se shteti i Kosovës është projekt i përkohshëm.

Ajo ka bërë me dije se për këtë deklaratë ministri Aliu duhet të kërkoj falje.

Në profilin e saj në “Fcebook”, Halimi ka shkruar se për një gjë të tillë në secilin shtet ministri do të shkarkohej.

Dashuria dhe lojaliteti ndaj vendit, para se të jetë përkushtim është mendim për secilin qytetar kurse detyrim për secilin zyrtar shtetëror. Deklarata e Liburn Aliu nën betim si ministër, se Kosova na qenka projekt i përkohshëm, së pari shkel betimin që në secilin shtet modern do të pasohej me shkarkim, së dyti ndjellë pabesi e indiferencë ndaj rendit kushtetues dhe simbolik të shtetit kosovar”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ministri Aliu paguhen nga taksat e qytetarëve për besnikëri ndaj shtetit të Kosovës.

Ministri Aliu paguhet nga taksat e qytetarëve për t’i dhënë shtetit besnikëri në shërbim, një qasje e tillë është më e dëmshme se të gjitha mosveprimet e tij, tash e tre vite në qeverisje. Kjo është edhe e vërteta e kësaj qeverie, nuk e duan shtetin por pushtetin, duke i vjedhur të sotmen dhe të ardhmen, prandaj Liburn Aliu, duhet të kërkoj falje, sepse ka lënduar projektin për të cilin u flijuan shumë breza”, ka shkruar Halimi.

Lajme të ngjashme