Halimi e LDK-së: Me resurse humane, jam e bindur se për Republikën tonë ditët më të mira janë përpara
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka bërë të ditur se sot në bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ka diskutuar për rolin e humanitetit dhe mendimit kritik në ndërtimmin e një shoqërie emancipuese.
Halimi në një postimi në Facebook, është shprehur se ka marrë një ndjesi pozitive nga audienca e përbërë.
Postimi i plotë:
Në bibliotekën "Ibrahim Rugova" në Gjakovë, diskutuam për rolin e humanitetit dhe mendimit kritik në ndërtimin e një shoqërie emancipuese. Mora një ndjesi pozitive nga audienca e përbërë nga mësimdhënës, njerëz të artit dhe të rinj kreativë, të cilët me idetë për njerëzoren, artin dhe shoqërinë, më entuziazmuan me botëkuptimet e tyre.
Jam e bindur se për Republikën tonë, me këto resurse humane, ditët më të mira janë përpara!
