Halimi nga LDK tregon raportin problematik të pushtetit me mediat: "Krijuan ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve" - NACIONALE

Halimi nga LDK tregon raportin problematik të pushtetit me mediat: "Krijuan ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve"

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, sot në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit bën thirrje t’i kujtojmë kërcënimet e çdoditshme ndaj gazetarëve.

Ajo thotë se çdo përpjëkjë për të disiplinuar të vërtetën, dhe zëvendësuar atë me të vërtetën zyrtare të pushtetit politik, është armiqësi e hapur me lirinë.

‘’Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit të kujtojmë kërcënimet e çdoditshme ndaj gazetarëve që mbrojnë vlerat më thelbësore të demokracisë, shprehjen e lirë dhe mendimin kritik. Çdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën, për ta zëvendësuar atë me të vërtetën zyrtare të pushtetit politik është armiqësi e hapur me lirinë’’- tha Halimi në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ajo thotë se çka e bënë të dukshme shtypjen e lirisë së shtypit dhe të vërtetave alternative, është emërimi në krye të RTK-së, I një aktivisti nga partia në pushtet.

‘’Emërimi në krye të transmetuesit publik (RTK) i një aktivisti nga partia në pushtet, e bënë transparente intencën e të vërtetave zyrtare, duke shtypur të vërtetat alternative dhe me këtë edhe lirinë e shtypit’’- tha Halimi.

Halimi shtoi se deklaratat e pushtetit që shprehin mosbesim ndaj gazetarëve, krijojnë ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve dhe sulm ndaj medias.

‘’E publiku detyrohet të paguaj këto të vërteta të fabrikuara!? Deklaratat e pushtetit - që shprehin mosbesim ndaj gazetarëve - krijojnë ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve dhe sulm ndaj medias si një nga shtyllat e demokracisë dhe qeverisjes së mirë’’- shtoi ajo.

Ajo ndër të tjera thotë se pa marrë parasysh vështirësitë e kërcënimet që përjetojnë gazetarët, ata i qëndrojnë besnikë profesionit duke vazhduar me hulumtime, shkrime, e përhapje të vërtetash, edhe pse pushtetet nuk i duan.

Halimi shton se është mirënjohëse për këtë.

‘’Ndaj, çdo gazetare e gazetar sot, është i vetëdijshëm për vështirësitë e kërcënimet, por duke qenë besnikë të profesionit vazhdojnë të palëkundur të hulumtojnë, të shkruajnë, të thonë e përhapin të vërtetat që pushtetet rëndom nuk i duan! Gazetarët nuk e negociojnë lirinë e shprehjes, sepse nuk kanë lejuar që ta humbin. Pikërisht për këtë, mirënjohëse!’’- tha Halimi.

Lajme të ngjashme