Halimi: As gjendja e rëndë e minatorëve nuk ia zbuti zemrën Kurtit, braktisja shtetërore s'mund të ishte më e vrazhdë - NACIONALE

Halimi: As gjendja e rëndë e minatorëve nuk ia zbuti zemrën Kurtit, braktisja shtetërore s'mund të ishte më e vrazhdë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar kundër kryeministrit, Albin Kurti për grevën e minatorëve të Trepçës, duke thënë se as shëndeti i rënduar i tyre nuk i zbuti zemrën.

Ajo ka shkruar në Facebook, se minatorët janë braktisur dhe po përbuzën nga institucionet.

“Thirrjet e minatorëve nga nëntoka për dinjitet e kushte minimale të punës janë gjithmonë të drejta!” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë:

U bë një javë që kur minatorët e Trepçës janë në grevë. Një dyzinë prej tyre janë të shtrirë në emergjencë me shëndet të rënduar dhe as ky fakt nuk ia zbuti zemrën politikanit që sakrificën për të tjerët nuk e lëshon nga goja, tashti Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Braktisja shtetërore s'mund të ishte më e vrazhdë, përbuzja institucionale s'mund të ishte më dëshpëruese; politika s'mund të shkojë më larg se kaq matanë njerëzores.

Thirrjet e minatorëve nga nëntoka për dinjitet e kushte minimale të punës janë gjithmonë të drejta!

Lajme të ngjashme