Halil Kastrati i bën bashkë Bedri Hamzën e Agim Bahtirin
Humanisti i njohur për shqiptarët, Halil Kastrati, përmes disa fotografive ka treguar se u janë dhuruar çelësat e shtëpive 40 familjeve në komunën e Mitrovicës.
“40 familje sot u bene me Shtëpi te reja ne Mitrovice. Sa emocione e sa loti gëzimi u panë sot te familjet qe u gëzuan me Shtëpi te reja. Shume lutje e urata, shume përqafime e dhurata, shume shtrëngime duarsh e shume hapje dyersh.” – shkroi Kastrati mes tjerash në Facebook.
Në dhurimin e këtyre shtëpive, kanë qenë pjesëmarrës edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza dhe ish-kryetari i saj, Agim Bahtiri.
Si asnjëherë më parë, ata janë parë më afër së kurrë njeri-tjetrit.
Kastrati ka treguar se të gjitha shtepitë janë të shënuara në memorandumin e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës nën udhëheqjen e atëhershme të Agim Bahtirit.
Postimi: