Haki Abazit i pëlqen paraku i gjelbëruar në Davidoc: Kështu do të duhej të ishte e gjithë Kosova
Haki Abazi, deputet i revoltuar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një postim interesant në Facebok.
Z. Abazi ka postuar dy fotografi dhe një video në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar pamjen e një parku të lulave në Davidoc.
Ai ka shkruar se pamja e parkut të lulave është parajsa e vërtetë. Abazi, që njihet për avokimin për energji të ripërtrishme, ka shkruar se e gjelbër është e ardhmja. Sipas tij, këstu do të duhej të ishte e gjithë Kosova.
“Pas shiut me rrebesh, kështu duket parku i luleve në Davidoc, parajsa e vërtet! E gjelbër është e ardhmja! Kështu do të duhej të ishte e gjithë Kosova, sidomos hapësirat publike!” – shkroi ai.