Haki Abazi thotë se e ka parë “pak” propozimin franko-gjerman, ka disa fjalë për Lajçakun - NACIONALE

Haki Abazi thotë se e ka parë “pak” propozimin franko-gjerman, ka disa fjalë për Lajçakun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në konferencën tashmë të zakonshme të së premtës, të cilën e mbanë vet, e flet për ngjarjet javore, dhe jo vetëm, ka zbuluar dy të vërteta të rëndësishme.

E para, ai tha se e ka parë propozimin franko-gjerman, por jo të plotë, pra e ka parë “pak”, disa pjesë të tij, duke shtuar se në një moment të caktuar, duhet t’a shoh edhe populli.

Unë kam pa pjesë të këtij plani, nuk e konsideroj e as nuk do ta pranoja nëse do të ishte një propozim, merre ose leje. Mendoj që ka sinjal pozitiv të dinzmizimit të dialogut me hyrjen e Francës dhe Gjermanisë, aktivisht në dialog.

Është mirë që ne në mënyrë konstruktive ta shqyrtojmë, ta diskutojmë, e në një moment të caktuar edhe ta hedhim në public, sepse nuk ka marrëveshje edhe ajo më e mira, nëse nuk ka pronësi edhe pranim nga qytetarët e Kosovës është vështirë e implementueshme.

Tutje ai ka folur edhe për targat, duke thënë se lehtësuesi i angazhuar nga ana e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka manovruar për ta vonuar marrëveshjen me njohjen në qendër.

Targat janë manovrim taktik të z.Lajçak, duke tentuar që procesin e normalizimit të marrëdhënieve, me njohjen në qendër ta vonojë sa më shumë që është e mundur.

Nuk e di për çfarë interesi Lajçak e ka bërë këtë” tha Abazi.

Deputeti ka folur edhe për disa çështje të tjera në këtë konferencë.

Lajme të ngjashme