Haki Abazi pas takimit me ambasadorin e Francës: Deri në fund të vitit mund të marrim përgjigje për vizat - NACIONALE

Haki Abazi pas takimit me ambasadorin e Francës: Deri në fund të vitit mund të marrim përgjigje për vizat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka folur pas takimit që ka pasur ky Komision me ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Abazi ka thënë se me ambasadorin e Francës kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë deri në fund të vitit ka shpresa për një përgjigje për vizat.

Ne sapo përfunduam një takim me Komision për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin Francës në Kosovë. Diskutimet tona ishin për marrëdhënie bilaterale dhe avancimin e këtyre marrëdhënieve”, ka thënë Abazi transmeton Ekonomia Online.

Morën detaje sa i përket qëndrimeve të Francës dhe pozicionin për avancimin e marrëdhënieve bilaterale”.

Për interes publik është çështja e vizave. Ne çfarë mund të themi është se ambasadori ka konfirmuar qëndrimin e presidentit Macron të qenurit në favor të liberalizimit për Kosovën me një prapashtesë që duhet të trajtohet. Kemi argumentuar se çfarë do thotë për qytetarë që ky proces mos të ketë qartësinë e plotë. Është një vlug i shteteve që po bënë negociatat. Ky proces do të vazhdojë dhe ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje sa i përket dinamizmit për liberalizmin e vizave”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme