Haki Abazi kërkon që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor - NACIONALE

Haki Abazi kërkon që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LV-së, Haki Abazi ka propozuar që afati për targat të shtyhet deri në fund të këtij viti.

Në konferencën e tij të rregullt për medie, ai ka thënë se në këtë mënyrë do të shmangen tensionet e mundshme në veri.

“Propozojë afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetori dhe në këtë mënyrë pamundësojmë tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që ne ta shtyjmë datën deri më 31 dhjetor dhe t’i lëmë hapësirë procesit të Berlinit i cili është sabotuar nga serbët dhe jo vetëm por nga të gjithë akterët e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Abazi.

Ai ka thënë se pozicioni i Kosovës për këtë çështje është i drejtë.

“Pozicioni ynë për targat sot në parim është i drejtë dhe i merituar. Por arti i politikës dhe i diplomacisë duhet të na mundësojë që pozicionin tonë parimor ta përkthejmë në favor të interesit kombëtarë. Më shumë se sa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë e qytetarëve tanë drejt Sarajevës. Më shumë se tri dekada qytetarëve tanë i është ndaluar udhëtimi në drejtim të Bosnje Hercegovinës”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme