Haki Abazi: Nuk janë zhdukë 120 milionë euro të TRUST-it, mund të jenë më pak 120 milionë se vitin e kaluar - NACIONALE

Haki Abazi: Nuk janë zhdukë 120 milionë euro të TRUST-it, mund të jenë më pak 120 milionë se vitin e kaluar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eliza Hoxha e PDK-së bëri replikë me deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazin.

“Humbjet prej 120 milionë eurove në TRUST nuk janë spekulime. Kriza në tregjet financiare globale kanë bërë që investimet e TRUST-it të humbeshin për 120 milionë, ose pesë për qind. Nëse ju keni përgjigje tjera, atëherë ju lus t’i ofroni.” – i tha Hoxha, Abazit pasi ky i fundit i cilësoi si spekulime pretendimet se ishin humbur 120 milionë euro.

“E vërteta është që ai është fond i cili bie ose ngritet brenda një viti. Por nuk mund të llogaritet... Nëse e llogaritni fundin e vitit 2021 me fundin e vitit 2022 mund të qëndrojë kjo, por nuk ka pasë zhdukje të fondit dhe kanë humbë 120 milionë euro të fondit, – tha z. Abazi duke iu përgjigjur Hoxhës.

Në fakt, nuk ka pasur ndonjë deputet që ka pretenduar se janë zhdukur në mënyrën se si po e prezanton z. Abazi.

Kujtojmë se tërheqjen e kontributeve pensionale të TRUST-it po e përkrahin të tri partitë opozitare, por deri tash jo edhe nga deputetët e partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme