Haki Abazi duket sikur sulmon ashpër VV-në: Politika 90% kozmetikë - qytetarët të befasuar po ikin nga Kosova
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka botuar një status interesant politik në Facebook dhe i cili duket të jetë i drejtuar kah vetë partia në pushtet të cilës i përket.
VV me Qeverinë Kurti II duken të stërfokusuara në reklama (marrëdhënie me publikun) në Facebook dhe të tjera rrjete sociale.
Kjo si duket është evidentuar edhe nga z. Abazi, që ka kritikuar këtë qasje por pa përmendur specifikisht ndonjë emër.
"Nëse politika është 90% kozmetikë (foto facebooku e instagram) dhe 10% përmbajtje, atëherë rezultati është qytetarë të befasuar nga besimi," - shkruan ai.
Ai ka përmendur në këtë status edhe qytetarët e shumtë që me dëshpërim po kërkojnë të largohen nga vendi ynë.