Hajnat vjedhin në Muzeun e Vushtrrisë gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës - NACIONALE

Hajnat vjedhin në Muzeun e Vushtrrisë gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Muzeun e qytetit të Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë, persona të panjohur me forcë kanë hyrë në Muze dhe kanë vjedhur disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës.

Rasti po hetohet.

Raporti i PK-së:

VJEDHJE E RËNDË

Vushtrri 29.06.2023 Me date 05.07.2023 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në Muze me ç’rast kanë vjedhur disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës. Rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme