Hajnat ia mësynë xhamive në Kamenicë, megjithatë dështojnë t’i vjedhin kasafortat - NACIONALE

Hajnat ia mësynë xhamive në Kamenicë, megjithatë dështojnë t’i vjedhin kasafortat

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Hajnat ia kanë mësyrë disa xhamive në Kamenicë, megjithatë kanë dështuar të marrin diçka.

Njoftimi:

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

· Fsh. Topanicë, Kamenicë 05.04.2026-NN. Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar - imam i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë thyer - dëmtuar kasafortën e xhamisë, por nuk kanë arritur të përvetësojnë diçka. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

· Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 05.04.2026-NN. Me 06.04.2026 ankuesi mashkull kosovar - imam i xhamisë, ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur se një person kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe ka tentuar të thyej kasafortën me mjete të fort, a por pa sukses (nuk ka arritur të thyej, vetëm e ka dëmtuar). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme