“Hajde botë, hajde”, Zeka: Ata që ishin kundër bombardimeve të NATO-së, sot janë në pushtet
Gazetari Milaim Zeka ka kujtuar përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi ish-Jugosllavinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar fotografinë e nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë nga Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova, marrëveshje kjo që i kishte hapur rrugën intervenimit të NATO-së.
Zeka ka shkruar se për të ndodhur bombardimet është dashur ky nënshkrim.
Ai ka përmendur edhe kritikuesit e kësaj marrëveshje, duke thënë se ata që ishin kundër bombardimeve sot janë në pushtet.
“U dashte nje nenshkrim qe te ngriteshin ne qiell aeroplanet e NATO-s, per ta sjellur lirine tone te shtrenjte. Pistat e aeroplaneve te NATO-s ishin shtruar me gjakun, eshtrat, trupat, vuajtjet e popullit tone. Ja se si sillet bota jone. Ata qe ishin kunder ketyre bombardimeve, sot jane ne pushtet. Hajde bote, hajde…!!!”, ka shkruar Zeka.