Habit Muja: Nuk e kam parë draftin-statutin e Asociacionit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se nuk e ka parë draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe të propozuar nga euro-amerikanët. .
Muja për “Pressing” te T7, ka thënë se ka parë shumë drafte që kanë qarkulluar, por thotë se nuk e dijë atë zyrtar të Bashkimit Evropian.
”Unë kam parë shumë drafte që kanë qarkullu, çfarë është e vërteta unë nuk e kam parë draftin, po them drejtpërdrejtë. Nuk e di nëse ky është versioni origjinal… Po të jetë ky draft, nuk e di nëse është zyrtar, mund të jetë versioni zyrtar”, ka thënë Muja.
“Qëndrimi jonë nga LVV është se Asociacioni është Zajednica ka qenë i modeluar me aspektin e pushtetit të tretë dhe ekzekutive, një mini Bosnje në Veriun e Kosovës edhe ndoshta edhe në komunat e tjera në jug të vendit”, ka thënë Muja ndër tjerash teksa me vete kishte marrëveshjet për Asociacionin të 2013 dhe 2015.