Guvernatori i BQK-së del kundër tërheqjes nga trusti: Barrë për buxhetin - NACIONALE

Guvernatori i BQK-së del kundër tërheqjes nga trusti: Barrë për buxhetin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka diskutuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.

Për të dhënë mendim më të saktë për këtë çështje, komisioni ka ftuar përfaqësues nga Banka Qendërore dhe nga Trusti Pensional.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, doli kundër idesë së tërheqjes së parave nga trusti, duke thënë se qellimi i trustit është të siguroj mirëqenien e personave që arrijnë moshën 65 vjeçare.

Për pensionet e bazuara në kursim, që veprojmë në emër të pjesëmarrësve dhe shpenzuesve, ka për qëllim grumbullimin dhe të sigurojë pensionet kontribuuese në rast se e arrijnë moshën 65 vjeçare. Qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshën së pensionimit”.

Konsideroj se mjetet pensionale si qëllim kryesor është që të sigurojë mirëqenie për qytetarët të cilët pas pensionimit që ta kenë një mirëqenie e mos të bëhen barrë sociale e shtetit”, tha Guvernatori i BQK-së..

Këtij mendimi iu bashkua edhe Ruzhdi Morina kryesues i Bordit të Trustit Pensional.

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli dha shifra konkrete, duke treguar se nëse Projektligji kalon në Kuvend, rreth 600 milionë euro do të tërhiqen.

Prej shifrave nëse shkohet siç është propozuar në ligj shuma qe do të tërhiqet është mbi 594 milionë euro nëse të gjithë i tërheqin, nëse marrim praktikën se sa i kanë tërhequr herën e kaluar është 95 për qind. Është e pritshme që e njëjta të tërhiqet rreth 600 milionë euro”, tha Zalli.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala, “u kundërvye” duke pyetur për punën që ka bërë BQK-ja në uljen e inflacionit.

A është pjesë e mirëqenies Inflacioni dhe cili është qëndrimi për Inflacionin. Për ta ruajtur mirëqenien, cilat janë rekomandimet tuaja për ta ruajtur mirëqenien sociale”, tha Shala.

Lajme të ngjashme