Guterres për ndryshimet klimatike: Bota do të përballet me katastrofë - NACIONALE

Guterres për ndryshimet klimatike: Bota do të përballet me katastrofë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sekretari i Përgjithshëm António Guterres ka folur për ndryshimet klimatike nga New York-u, duke thënë se ka pasur një tendencë për ta lënë këtë çështje në fund.

"Nëse nuk jemi në gjendje të ndryshojmë trendin aktual, do të jemi të dënuar", është shprehur ai, përpara një konference që do të mbahet në Egjipt.

Konferenca, e njohur si COP27, do të bashkojë vendet për të diskutuar trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Ndër të tjera Guterres tha se problemet aktuale globale si inflacioni, pushtimi rus i Ukrainës dhe çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit po shpërqendrojnë qeveritë.

"Sillni ndryshimin e klimës në qendër të debatit ndërkombëtar," ka kërkuar ai.

Shefi i OKB-së këmbënguli se udhëheqësit nuk duhet të braktisin qëllimet kryesore, duke përfshirë mbajtjen e rritjes së temperaturës globale në 1.5C, në mënyrë që të shmangen efektet më të këqija të ndryshimit të klimës.

Lajme të ngjashme