Gucati: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, mund të ketë demonstrata dhe revoltë qytetare
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dhënë paralajmërime të fuqishme.
Ai ka bërë me dije se në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në Hagë mund të jetë revoltë qytetare.
Në një prononcim për Klan Kosova, Gucati ka vlerësuar se kjo organizatë nuk do të qëndrojë duarkryq.
“Nëse ndodh ajo e keqja, ne nuk do të rrimë duarkryq. Do të thërrasim protestë dhe situata mund të eskalojë. Mund të ketë demonstrata dhe revoltë qytetare”, ka thënë Gucati.