Grupi Parlamentar i LDK-së vendos që të merr pjesë në seancën e pasafatshme konstitutive të thirrur nga VV
Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së Grupit Parlamentar vendosi, sipas Jehona Lushaku-Sadriut, që “pa dallim” të marrin pjesë në seancën konstitutive të thirrur nga Vetëvendosje pas afateve kushtetuese.
Lushaku-Sadriu tha se si grup parlamentar vendosën bashkërisht “që të kontribuojmë në konstituimin e institucioneve” dhe se çështja e presidentin “absolutisht nuk është diskutuar” në mbledhjen e sotme.
“Folëm për seancën e ardhshme, për vazhdimin e seancën konstitutive. Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të kuvendit, meqë Kosova është në një fazë për themeklimin e institucioneve. Prandaj kemi bërë thirrje që sa më parë. Vendosëm të marrim pjesë në seancë. Çështja e presidentin absolutisht nuk është diskutuar, sepse nuk është temë. Mos harroni Kosova është në krizë institucionale përkundër faktit që kemi shkaur tri herë në zgjedhje. Të gjitha këto tema do t’i vendosim, ne jemi për kushtetuetshmëri por edhe për konstituim të institucioneve. Nuk kemi dallim për këtë çështje, që të gjithë grupi parlamentar,” tha ajo para gazetarëve.