Grup ekstremist, njëri i dyshuar sot mbush 18 vjet: Detaje për aksionin në Kaçanik për vrasjen e policit Lika
7 të arrestuarit nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, kanë qenë pjesë e një grupi ekstremist.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se krimi u krye për shkak të punës që ka bërë rreshteri Lika.
“E vërteta qëndron, ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi që lidhin këtë grup kriminal, me vrasjen e rreshterit tonë. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar më herët me prirje ekstremiste. Për terroriste, duhet të kryhen hetime. Janë persona të dyshimtë, të rrezikshëm, që ne dyshojmë se e kanë kryer këtë vepër”, tha ai.
Një prej të arrestuarve, sot ka mbushur 18 vjet, ka bërë të ditur drejtori Hoxha.