Gruda: Takimet e Kurtit me partitë janë farsë politike, nëse nuk e merr presidentin e çon vendin në zgjedhje - NACIONALE

Gruda: Takimet e Kurtit me partitë janë farsë politike, nëse nuk e merr presidentin e çon vendin në zgjedhje

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, i ka cilësuar si farsë takimet e Albin Kurtit me partitë politike.

“Kurti ka për qëllim ta marrë presidentin, që të vendosë pushtet të plotë. Nëse s’e arrin këtë, do ta çojë vendin në zgjedhje”, deklaroi Gruda.

Ai shtoi se PDK-ja e ka vlerësuar procesin si improvizim dhe për këtë arsye ka vendosur të mos marrë pjesë në takim.

Lajme të ngjashme