Gruda: Ministrja e Drejtësisë nuk mund ta largojë vëmendjen nga skandali me mostrat duke sulmuar PDK-në - NACIONALE

Gruda: Ministrja e Drejtësisë nuk mund ta largojë vëmendjen nga skandali me mostrat duke sulmuar PDK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i divizionit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ministrja Albulena Haxhiu nuk mund ta largojë vëmendjen nga skandali i zhdukjet së mostrave në rastin Dehari.

Gruda përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë nuk do të duhej të kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese.

“Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë i Grudës:

Ministrja e Drejtësisë nuk mund të largoj vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byron.

Në çdo demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese por ta mirëpriste vendimin e saj.

Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë.

Lajme të ngjashme