Gruaja ther me thikë një burrë në Mitrovicë, e dyshuara dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicë një gruar e ka therur me thikë një burrë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë bërë të ditura disa detaje.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë.
“Mitrovicë jugu. 29.04.2026-15:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë”, është thënë në njoftim.