Gruaja që kishte sulmuar dy gazetarë, dënohet me burg dhe gjobë - NACIONALE

Gruaja që kishte sulmuar dy gazetarë, dënohet me burg dhe gjobë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmi ndaj dy gazetarëve të Lajmi.net kishte ndodhur në prill të vitit 2024, e ku të njëjtat kishin kërkuar trajtim mjeksor, ndërsa njëra nga gazetaret ishte shtatzënë në atë kohë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha

AGK e ka mirëpritur këtë vendim dhe sheh si fitore në avokimin e vazhdueshëm që sulmet ndaj gazetarëve të dënohen.

Njoftimi i plotë nga AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK),

Dënohet me një vit burgim me kusht dhe 2 mijë euro gjobë sulmuesja e dy gazetareve të Lajmi.net

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha.

Sulmi kishte ndodhur në prill të vitit 2024, dhe gazetaret kishin kërkuar trajim mjekësor pas rastit, me Lindita Berishën që ishte shtatzënë në atë kohë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret këtë vendim të shkallës së parë, dhe e sheh si fitore në avokimin e vazhdueshëm që sulmet ndaj gazetarëve të dënohen.

AGK-ja i bën thirrje sistemi gjyqësor që të trajtojë edhe të tjera raste të sulmeve të ngjashme dhe t’u jap epilog dënues. Gjithashtu, AGK-ja fton gjykatat për politika më të ashpëra ndëshkimore ndaj të gjithë atyre që sulmojnë gazetarët teksa ata kryejnë punën e tyre profesionale në interes të publikut./Nacionale

Lajme të ngjashme