Gruaja në Ranillug e raporton kunatin në polici: Më ka fyer
Një grua ka raportuar në polici se është fyer nga i dyshuari kunati i saj në Ranillug.
Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari kanë shtëpitë në të njejtin oborr.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNË NË FAMILJE/NGACMIM
Ranilluk 10.08.2022 – 18:30. Ankuesja femër, ka raportuar se është fyer nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kanë shtëpitë në të njëjtin oborr. I dyshuari është intervistuar dhe me pas me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.