Gjendet pa shenja jete një grua në lumin Drini i Bardhë, nisin hetimet - NACIONALE

Gjendet pa shenja jete një grua në lumin Drini i Bardhë, nisin hetimet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 11:10, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”, deklaroi Elezaj.

Lajme të ngjashme