Greva vazhdon, por kjo nuk i pengon Kurtit të tregojë se Qeveria e ka rritur buxhetin për arsim rreth 12 për qind - NACIONALE

Greva vazhdon, por kjo nuk i pengon Kurtit të tregojë se Qeveria e ka rritur buxhetin për arsim rreth 12 për qind

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme, ka folur për arsimin në vend, e që sipas tij buxheti në këtë fushë është rritur për 12 për qind.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur buxhetin për arsim për 12%. Ka bërë arsimin publik falas për nivelin baçelor dhe master. Ka ndarë mbi 3.000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit. Për mbyllje të hendekut gjinor, janë ndarë 1.365 bursa për vajzat dhe gratë studente të fushave STEM. 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe nxitjen e djemve për të ndjekur profile deficitare”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme