Greva nëpër shkolla, Jasharaj në terren: Nuk ndalemi pavarësisht presionit - NACIONALE

Greva nëpër shkolla, Jasharaj në terren: Nuk ndalemi pavarësisht presionit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me mëngjes kë nisur vizitat nëpër shkolla.

Kjo pasi mësimdhënësit janë në grevë të përgjithshme, pavarësisht që pagat e tyre nuk janë ekzekutuar siç bëri të ditur dje ministri i Financave.

Jasharaj ka deklaruar se nuk do të ndalen, pavarësisht presionit.

“Greva do të vazhdojë deri në realizmin e kërkesave tona. Dikush do të turpërohet ai është Hekuran Murati se po bënë goditje të ultë”.

“Asnjë presion nuk do të ndalë, greva përfundon kur të vendos Këshilli, kur Qeveria t’i realizojë kërkesat tona”.

Pastaj nga ora 10:10, Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë. /EO

Lajme të ngjashme